Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli ka diskutuar sot me profesorë e studentë të fushës së arkitekturës për planin e qeverisë së tij për legalizimin e ndërtimeve pa leje me vetëm 1 euro kosto për metër katror.
Lideri i PDK-së ka thënë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook se procesi i legalizimit të rreth 350 mijë ndërtimeve pa leje do të ndihmojë të gjithë qytetarët pasi do të zhbllokohen miliarda euro dhe do të hapen dhjetëra mijëra vende pune, duke i dhënë kështu hov të madh zhvillimor ekonomisë.
Postimi i plotë:
Me Planin Kundër Korrupsionit, ku planifikojmë legalizimin e ndërtimeve pa leje me vetëm 1 euro kosto për metër katror, ne do t’i zhbllokojmë miliarda euro dhe do t’i hapim dhjetëra mijëra vende pune, duke i dhënë kështu hov të madh zhvillimor ekonomisë sonë.
Sot diskutova me profesorët e arkitekturës dhe studentët e UBT-së sesi Kosova ka mbi 350 mijë ndërtime pa leje, pronarët e të cilave kërcënohen çdo ditë me shkatërrimin e atyre pronave, pasi që zyrtarisht ende nuk i kanë në posedim.
Si ekspertë të planifikimit urban dhe ndërtimit, ata e dinë mirë se duke mos i legalizuar po e mbajmë të varrosur një kapital prej 8-9 miliardë euro. Ato prona nuk janë likuide dhe nuk mund të blihen, shiten apo të përdoren si hipotekë për investime të reja.
Ne, brenda dy vjetësh, do t’i çlirojmë qytetarët nga ky ankth me legalizim të përshpejtuar të ndërtimeve që nuk cenojnë pronën apo interesin publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania