LAJMI I FUNDIT:

Veseli përkujton Lec Gradicën, mjekun që ra për të shpëtuar të plagosurit në malet e Qyqavicës

Veseli përkujton Lec Gradicën, mjekun që ra për të shpëtuar të plagosurit në malet e Qyqavicës

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar rënien e mjekut, dëshmorit Lec Gradica, i cili sakrifikoi jetën për të shpëtuar qindra të plagosur në malet e Qyqavicës.

“Sot, në 18 vjetorin e rënies përkujtojmë mjekun dëshmor, Lec Gradica. Doktor Leci, duke i qëndruar besnik misionit të shenjtë të mjekut dhe idealit për lirinë e atdheut, sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar qindra të plagosur në malet e Qyqavicës në shtatorin e vitit 1998. I përjetshëm do të jetë kujtimi për të dhe gjithë dëshmorët e lirisë së Kosovës. K.V.”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.