LAJMI I FUNDIT:

Veseli: PDK javën e ardhshme do të thërras seancë plenare për rastin “Dehari”

Veseli: PDK javën e ardhshme do të thërras seancë plenare për rastin “Dehari”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike (PDK) ka paralajmëruar thirrjen e seancës plenare kushtuar vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në burgun e Prizrenit, për javën e ardhshme.

Një seancë të tillë, Vetëvendosje bëri përpjekje që ta thërras kohë më parë, por nuk arriti t’i mbledh 40 nënshkrime të deputetëve.

Po ashtu, seancë kushtuar rastit “Dehari” ka kërkuar edhe shoqëria civile përmes një peticioni të nënshkruar nga mbi 23 mijë qytetarë,


“Seancë do të ketë më 19 dhjetor dhe iniciativa do të jetë e PDK-së, kurse për mbajtjen e saj do të mblidhet numri i nevojshëm i nënshkrimeve”, ka thënë Veseli.

Mbajtja e kësaj seance javën e ardhshme u arsyetua me faktin se një numër i caktuar i deputetëve këtë javë nuk ndodhen në Kosovë, për shkak të angazhimeve të tyre, transmeton Rel.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, 26 vjeç,vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor. Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, i cilësuar si akt terrorist.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori