Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli pasditen e sotme ka marrë pjesë në debat me strukturat e degës së PDK-së në Pejë, i cili u mbajt në qendër të qytetit, në Parkun e paqes “Ibrahim Rugova”.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në këtë komunë Xhavit Haliti, kanë folur para të pranishmëve për vizionin dhe rolin e PDK-së dhe dekadës së re, duke u fokusuar në obligimet që ky subjekt i ka vënë vetës pas Konventës dhe Kuvendit të ri të sapo mbajtur në nivel vendi.
Të dy, si Haliti ashtu edhe Veseli janë fokusuar në orientimet dhe angazhimet që PDK duhet të ketë në raport me qytetarin e komunës së Pejës.
Veseli ka potencuar lëvdatat për shpirtin sipërmarrës të pejanëve dhe i ka ftuar strukturat e degës që të jenë afër sipërmarrësve të rinj, t’i mbështesin dhe t’iu hapin derën gjeneratave të reja të dëshmuara në çdo sferë të jetës.
“PDK çmon individin por nuk është në shërbim të individit. Ne jemi për Kosovën dhe interesat e saja nacionale. Peja ka kapacitete të jashtëzakonshme ndaj dhe kam ardhur sot dhe shpresoi se tek ju shumë shpejt do kompletohet edhe kryesia e re. Unë ju ftojë të jeni në komunikim me secilin qytetarë, ta ofroni ta mbështesni, sidomos sipërmarrësit e rinj. Të jeni në komunikim me të gjithë duke qenë korrekt dhe duke hapur derën e PDK-së për ta. Nëse jemi të tillë, atëherë nuk ka nevojë të flitet se kush do jetë kryetar i Pejës. Ajo i takon kualitetit dhe ne kemi kualitete”, tha në mes tjerash Veseli, raporton “Njeshi”.
Veseli më tej ka thumbuar LDK-në, respektivisht procesin zgjedhor nëpër të cilin po kalon LDK.
“Kryetar Haliti unë pas fjalës time, ju kërkoi këtu në mes të Pejës të hapni debat me qytetarë, jam i gatshëm. Ne e dini pranojmë edhe kritikën dhe ne nuk jemi parti që gjuhemi me karrige”, shtoi Veseli.
Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtor dhe ish-drejtor të drejtorateve të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Orari i punës së barnatoreve në Prishtinë, së shpejti pritet edhe vënia në funksion e aplikacionit
Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj
Rama takon Bekim Jasharin, diskutojnë për zgjedhjen e lokacionit për monumentin e heroit Adem Jashari
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre