LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Kaçanik: Duhet të bëhemi bashkë për të përfunduar çështjet me Serbinë

Veseli në Kaçanik: Duhet të bëhemi bashkë për të përfunduar çështjet me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në Kaçanik tha se për bisedime me Serbinë duhet të bëhen bashkë, pozitë dhe opozitë.

Veseli tha se në këto bisedime as që vjen në shprehje që të diskutohet për territorin e Kosovës.

“Ne kemi një të kaluar të hidhur dhe si të përmendet Serbia, padyshim që ndjejmë dhembje dhe njëfar antipatie për atë çështje, por duhet me përfundu edhe atë pjesë. Unë besoj se do të bëhemi bashkë, pozitë dhe opozitë, me i lënë inatet mes vete dhe të orientohemi drejtpërdrejt me e përfundu çështjen me Serbinë. Përfundimtare Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk ka më as dilemë. Ne po flasim vetëm për raportet Kosovë – Serbi drejt Bashkimit Evropian. Por në çështjen e të ardhmes së Kosovës ne as nuk do të hapim diskutim rreth asaj çështje, për faktin se territori dhe institucionet janë një dhe të pandashme dhe të qytetarëve të Kosovës të cilët janë shqiptarë shumica prej rreth 92 për qind”, tha Veseli.


Ai tha se shqiptarët nuk do të bëjnë kurrë gabime me serbët ashtu siç ata janë sjellë të kaluarën me shqiptarët.

“Janë komunitet që kanë të drejtën më të avancuar pothuajse nga të gjitha komunitetet në Evropë”, tha Veseli.

Këto deklarata i pari i Kuvendit i ka dhënë në Kaçanik gjatë përurimit të një tereni sportiv  në këtë qytet. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori