LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Muzeu i Gjenocidit do të prezantojë faktet e krimeve serbe në Kosovë

Veseli: Muzeu i Gjenocidit do të prezantojë faktet e krimeve serbe në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar lokacionin në të cilin është paraparë të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit në Kosovë.

Veseli ka propozuar që ky muze të ndërtohet në vendin që njihet si ish-tjegullorja në kryeqytet, në një hapësirë prej 9 m.75 hektarësh e cila aktualisht menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), transmeton Telegrafi.

Sipas tij, ky Muze i Gjenocidit do të ketë rol përkujtimor dhe edukativ për brezat e ardhshëm dhe ka theksuar që gurthemeli të vendoset në vitin 2020.


“Serbia ka kryer gjenocid mbi popullin tonë. Serbia dhe kryesit e krimeve do të përgjigjen për këtë gjenocid të kryer në Kosovë. I falënderoj të gjitha organizatat që merren me ndriçimin e të vërtetës – të gjithë mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë që kanë shprehur interesin për iniciativën tonë, edhe Kongresin Amerikan që na ka mundësuar që të rrëfehen këto krime”.

“Kjo është një iniciativë që populli i Kosovës e merr për hir të së drejtës dhe të vërtetës, nuk ka pajtim pa pasur dënim të gjenocidit. Ditën e enjte do të kemi seancë. Do të jetë një nga iniciativat më së shumti e votuar nga të gjithë deputetët, do të themelohet komisioni shtetëror që fillon punën e dokumentimit të së vërtetës dhe më pas inicimin e Tribunalit”.

“Po ashtu edhe ditën e enjte do të fillojmë me Muzeun e Gjenocidit, do ta propozojmë këtë vend. E falënderoj edhe AKP-në dhe ministrin e Kulturës që po bën një punë të shkëlqyeshme, pasi kjo do të jetë punë e dikasterit të tij”.

“Po i them pesë arsye ose po bëhet ky muze; përkujtimi i krimeve të bëra; do të jetë qendër dokumentimi; do të shërbejë si mundësi për vizitë; do të ketë rol edukativ për brezat dhe do të ketë rol për përgatitjen e aktakuzave për krimet e luftës”.

“Në vitin 2020 do ta kemi gurthemelin, me buxhet mund ta fusim edhe përpara. Të enjten do të vendoset edhe dita e gjenocidit serb dhe memoriali i dëbimit që do të jetë para stacionit të trenit në përkujtim të të dëbuarve nga Kosova”.

Ditë më parë, Veseli paralajmëroi inicimin e formimit të një komisioni shtetëror i cili tashmë pritet të formalizohet të enjten në një seancë parlamentare dhe pas punës së tij do të rezultojë edhe inicimi i hapave tjerë drejt formimit të Tribunalit Ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

Politikë
Eksperti amerikan, Joseph: Kurti të përgatitet për presione të forta nga administrata Trump

Eksperti amerikan, Joseph: Kurti të përgatitet për presione të forta nga administrata Trump

Lajme
Përçahen aleancat: Ku të mbështetet Kosova?

Përçahen aleancat: Ku të mbështetet Kosova?

Siguri
Azemi i LDK-së: Po e presim kryetarin e LVV-së le ta bëjë hapin i pari për Qeverinë

Azemi i LDK-së: Po e presim kryetarin e LVV-së le ta bëjë hapin i pari për Qeverinë

Politikë
Moteli në të cilin dyshohet se u dhunua e mitura u inspektua disa ditë pasi u kryen arrestimet

Moteli në të cilin dyshohet se u dhunua e mitura u inspektua disa ditë pasi u kryen arrestimet

Lajme
Prokuroria po grumbullon informacione rreth pretendimeve për manipulim të votave të dërguara me postë dhe në përfaqësi diplomatike

Prokuroria po grumbullon informacione rreth pretendimeve për manipulim të votave të dërguara me postë dhe në përfaqësi diplomatike

Lajme
Kalo në kategori