Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj, ka vizituar parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren ku pritet të vendosen qindra inovatorë të rinj për të realizuar idetë e tyre kreative që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës për rininë kosovare.
Në parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, kryeparlamentari Veseli dhe ministri Beqaj janë njoftuar nga menaxheri i Parkut, Wolfgang Leidig, për mundësitë që ofron hapësira prej 40 hektarësh të cilën e ka lënë si donacion KFOR-i gjerman e që kapë vlerën e investimeve në 40 milionë euro.
Me këtë rast, Veseli tha se me këto kushte që i ofron tani vendi ynë për talentët e rinj, Kosova do të jetë qendër e Inovacionit në Ballkan.
Ai tha se kjo qendër është një mundësi dhe një mrekulli për Kosovën.
“Me krijimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë kemi bërë një nga veprimet më të mençura. Ky është drejtimi që i duhet Kosovës. Në këtë ambient do të ketë vetëm inovatorë dhe ndërmarrës të rinj, të cilët do t’i japin shtysë transformimit dhe zhvillimit të Kosovës. Me këtë mundësi që na e ka krijuar shteti gjerman, ne jemi kampionë në Ballkan me ofertën për investitorë të huaj potencialë. Kjo qendër ofron mundësi të jashtëzakonshme”, theksoi Veseli.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj e konsideroi Parkun hapësirë shumë të dobishme për vendin, me shumë pajisje dhe me një vlerë të madhe financiare, mbi 40 milionë euro, që KFOR-i dhe qeveria gjermane e ka lënë.
“Ne ishim këtu së bashku me kryetarin Veseli për të parë se çfarë veprimesh do të ndërmarrim si Qeveri dhe si Kuvend, për ta funksionalizuar këtë Park. Ideja është që Parku të bëhet Qendër e Trajnimeve dhe e Inovacionit, e fokusuar në teknologjinë informative, në përpunimin e produkteve bujqësore, në turizëm“, tha ministri Beqaj.
Menaxheri i Parkut të Inovacionit, Wolfgang Leidig – Drejtor i njësisë implementuese, tha se në mes të këtij viti do të vazhdojnë me thirrjen e bizneseve me qëllim të vendosjes së tyre në park.
“Do të ftojmë të gjitha bizneset, institucionet trajnuese dhe institucionet e tjera inovatore të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë, jo vetëm të Prizrenit por edhe të gjithë Kosovës”, tha Leidig., transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës