Sipas të dhënave e sapo publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bruto produkti vendor ka rënë për 9.28 % në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka fajësuar neglizhencën e dy qeverive të fundit, Kurti dhe Hoti për këtë dëm të madh ekonomik që i është bërë vendit.
Veseli ka thënë se aktivitetet ekonomike më të dëmtuara janë ndërtimi, tregtia, turizmi dhe gastronomia, për të cilat, sipas tij, më së shumti ka tërhequr vëmendjen PDK-ja.
Megjithatë, Veseli u ka bërë thirrje edhe një herë Qeverisë që, në kushtet kur ekonomia është në prag të kolapsit, për hir të interesit të vendit, të ulen bashkërisht të gjitha partitë së bashku me odat ekonomike, për të bërë një ligj të plotë e të qëndrueshëm që trajton seriozisht nevojat dhe rreziqet me të cilat po përballet ekonomia jonë.
Postimi i plotë:
Të dhënat e sapo publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës po flasin për një rënie të ndjeshme prej 9.28% të Bruto Produktit Vendor krahasuara me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Fatkeqësisht, po vërtetohet paralajmërimi ynë për një dëm të madh ekonomik nga pandemia nëse nuk merreshin masa konkrete nga qeveria për të tejkaluar pasojat. Aktivitetet ekonomike më të dëmtuara janë ndërtimi, tregtia, turizmi dhe gastronomia për të cilët më së shumti ne kemi vënë alarmin.
Që në fillim të pandemisë Partia Demokratike e Kosovës ishte e para dhe e vetmja që ka ngritur zërin për dëmet ekonomike që do shkaktonte pandemia dhe kemi propozuar një program të detajuar të mbështetjes së ekonomisë përmes një ligji të veçantë që u injorua nga partitë e tjera. Në kemi sugjeruar një fond emergjent prej së paku 320 milion eurosh, pagat për të punësuarit në sektorin privat prej 300 eurosh si dhe subvencione e grante direkte për të mbështetur bizneset e prekura. Nëse propozimet tona do të ishin dëgjuar e zbatuar me kohë, jam i sigurt se do të ishte parandaluar gjendja e rëndë aktuale ekonomike që po përballim sot.
Qeveria aktuale, sikurse ajo paraardhëse, vazhdon të mos marrë masat e nevojshme për të përballur pasojat e pandemisë, duke e lënë kështu ekonominë në rënie të lirë. Aktualisht ajo ka propozuar një ligj të improvizuar e të mangët që nuk ndihmon bizneset dhe nuk ka efektin gjithëpërfshirës që nevojitet nga ekonomia jonë sot. Më së shumti kanë nevojë për ndihmën e shtetit bizneset private të cilat sigurojnë të ardhura për familjet 286 000 të punësuarve dhe janë pikërisht ata që mbushin arkën e shtetit. Në kushtet kur ekonomia është në prag të kolapsit, unë ripëris thirrjen ndaj partive qeverisëse, që për hir të interesit të vendit, të ulemi bashkërisht të gjitha partitë së bashku me odat ekonomike, për të bërë një ligj të plotë e të qëndrueshëm që trajton seriozisht nevojat dhe rreziqet me të cilat po përballet ekonomia jonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi