LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Flora Brovina bëri gabim të rëndë me publikimin e fotografisë

Veseli: Flora Brovina bëri gabim të rëndë me publikimin e fotografisë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në vazhdimin e seancës plenare të 16 majit, për themelimin e Tribunalit për krimet serbe në Kosovë, ka thënë se nuk ka pritur që të ketë qasje të tillë brutale mes akterëve politikë.

“Për idenë e këtij Tribunali kom prit edhe hezitime e goditje, por nuk e kam pritur një qasje të tillë brutale mes nesh”, tha Veseli.

Brovina e pranon se fotografia që publikoi nuk ishte e luftës në Kosovë
Lexo po ashtu Brovina e pranon se fotografia që publikoi nuk ishte e luftës në Kosovë

Ai shtoi se të premten në zyrën e tij kishte shkuar njëri nga familjarët e personave të pagjetur, i cili sipas Veselit ishte i mllefosur me debatin që u bë gjatë seancës të së enjtes rreth krijimit të këtij Tribunali.


Veseli komentoi edhe publikimin e fotografisë që bëri deputetja e PDK-së, Flora Brovina ku shihej një grua duke u dhunuar gjatë luftës, e që Brovina pretendonte që ajo fotografi ishte realizuar gjatë luftës në Kosovë, por që e njëjta nuk doli të jetë e vërtetë.

Fotografia që tronditi Kosovën - reagimet e shumta pas vërtetësisë se nuk është bërë në Kosovë
Lexo po ashtu Fotografia që tronditi Kosovën - reagimet e shumta pas vërtetësisë se nuk është bërë në Kosovë

“At ditë Flora Brovina bëri një gabim shumë të rëndë, ajo është vetë viktimë e gjenocidit serb. Reagimet ndaj saj kanë mundur të jenë më të balancuara. Dhunimet gjatë luftës në Kosovë janë fakt i ditur botërisht, nuk na duhet një foto për të dëshmuar këtë”, u shpreh Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori