Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën e jashtëzakonshme për Telekomin e Kosovës, theksoi se të gjithë punonjësit e kësaj kompanie sot i kanë sytë nga Kuvendi i Kosovës dhe mendojnë se do të bëhet zgjidhje për ta, e kjo në fakt nuk do të ndodhë dhe s’ka të bëjë me ta.
Sipas Veselit, shqetësimi i Kuvendit, është veç ta komplikojë edhe më shumë situatën. Ai tha se problemi në Telekom zgjidhet pa politikë.
“Çështja e Telekomit të Kosovë zgjidhet jashtë politizimit, jashtë politikës. Përmes përvojave menaxheriale të cilat janë më të jashtëzakonshme, përmes ndihmës po ashtu e cila duhet të jetë financiare në projekte. Përmes kufizimeve të cilat munden me qenë në shpenzime, por nuk do të futem as nga kjo pjesë. Unë besoj se së bashku me institucionet e Kosovës mund t’ia arrini dhe kam shumë besim, që Telekomi i Kosovës ia del. Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me keqpërdorime, në punësim, në tenderë dhe problemeve tjera, atyre duhet me iu shkua deri në fund. Por, prapë nuk do të jetë shpagim foltorja e Kuvendit. Jemi shtet ligjor, janë prokurorët, janë gjyqtarët”, tha Veseli.
Ndërsa, shtoi se mundet me ndodhë që Glauk Konjufca ka më shumë të punësuar familjarë në Telekom. Veseli kërkoi që mos të ketë manipulime, sepse në Kosovë ka shtet, ligj dhe prokurori.
“Ne kemi krijuar edhe një Komision Hetimor, kolegët që e kanë iniciuar sot këtë pjesë të debatit, e kishin pritur Komisonin Hetimor për arsye se kishim pasur fakte edhe më shumë. Kishim pasur fakte me folur me emër e mbiemër e as me u ngut si Glauku, se gabon. S’e ndodhë që i dalin më shumë familjarë këtij se mua. A me pas pushtetin e PDK-së Vetëvendosja kush e di çka kishin bërë. Keni parasysh se kanë me dalë me emër e mbiemër, një për një. Janë njerëzit aty, janë faktet aty. S’ka nevojë me manipulua dhe ka shtet në këtë vend, ka ligj në këtë vend, ka prokurorë në këtë vend. Kjo është më tepër imoralitet. O më çudit më shumë LDK-ja si spektër i djathtë me këto politika populiste të cilat janë tërësisht majtiste, të cilat e kanë quar në fund të posit Evropën lindore”, theksoi Veseli.
Veslei ka propozuar që të gjendet një përkrahje për Telekomin, jo për shpenzime, por për projekte.
Ndërsa, ka replikuar deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ndaj Veselit, i cili ka mohuar të ketë të punësuar familjarë në Telekom.
Konjufca tha se Veseli ka shumë miq së bashku me partinë e tij, në Telekom.
“Unë nuk kam në Telekomin e Kosovës asnjë familjar, por Veseli ka shumë miq dhe miqtë e tij së bashku me partinë e tij. Unë insistoj që e kanë orkestruar, prapë, Telekomin e Kosovës. Unë i kam listuar gjashtë fakte të pa kontestuara se PDK-ja, qëndron prapa kësaj pune, e ky është kryetar i kësaj partie. E para, Shyqeri Haxha kur i ka dëshmuar Joachim Solbergut, që Hashim Thaçi e ka thirrë në telefon, këta e kanë syrgjynos prej Kosovës, Shyqeri Haxhën dhe e kanë arratisë në Londër”, tha Konjufca.
Ndërsa, në kundër replikë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se është e vërtetë se ka shumë miq, por jo familjarë dhe interesa personale në Telekom.
“Glauk, është e vërtetë për miq, dhe me mundur çdo ditë kisha krijuar , por familjarë dhe interesa personale kurrë në jetë s’kam pasur. E dyta, Glauk edhe ti ndoshta ke qenë në PDK në të kaluarën. E treta, qëndro pas fjalëve për arsye se fole edhe do të pa vërteta, të cilat s’po dua t’i them por vërtet ke fol të pa vërteta. Katër i the të pa vërteta. Glauk, më i miri je, djalë i mençur, por mos e ekstremizo debatin. Komisioni hetimor i përcakton edhe këto pyetje që I bëri Glauku”, tha Veseli.
Kuvendi po vazhdon edhe më tej me debatin për Telekomin e Kosovës. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit
Kujdes format e mashtrimit përmes kriptovalutave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE