Vesa Vllasaliu rikthen fotografitë me Mirlind Dakun duke konfirmuar ribashkimin

Njëri nga çiftet më të komentuar në mediet rozë, Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku, duket se i kanë rikthyer marrëdhëniet e tyre pas një periudhe largimi.
Kjo u bë e qartë për ndjekësit e tyre pas disa veprimeve të fundit në rrjetet sociale: Vesa ka rikthyer fotografitë ku shfaqet me Dakun, duke e bërë të qartë ribashkimin e tyre.
Përveç rikthimit të fotografive, Vesa ka përdorur gjithashtu simbole të qarta dashurie në postimet e saj, të cilat lënë të kuptohet se dyshja janë sërish në një lidhje.

Ribashkimi i çiftit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe medieve rozë, duke rikthyer diskutimet dhe komentet rreth historisë së tyre.
Ky zhvillim tregon se Vesa dhe Daku kanë vendosur të japin një shans të ri marrëdhënies së tyre, duke u bërë sërish një nga çiftet më të ndjekura dhe të komentuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/





























































