LAJMI I FUNDIT:

Vesa Luma tregon se pse ajo dhe Big Basta zgjodhën Zelandën e Re për të jetuar

Vesa Luma tregon se pse ajo dhe Big Basta zgjodhën Zelandën e Re për të jetuar

Këngëtarja Vesa Luma ka disa muaj që është rikthyer në Prishtinë, pas një viti e më shumë jetese në Zelandën e Re.

Në këtë vend të largët, ajo vendosi që të shkojë bashkë me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta, dhe djalin e tyre të vogël Lian.

https://www.instagram.com/p/BsKsKiKFg3b/


Vesa ka treguar në një intervistë ekskluzive për Telegrafin arsyet se pse çifti zgjodhën Zelandën e Re për të jetuar.

“Edhe unë edhe Geri (Big Basta), jemi persona që kërkojmë shumë nga vetja, dhe me që ajo pjesë e botës na ka pëlqyer gjithmonë, e filluam nga atje (fundi ose fillimi i botës)”, ka thënë Vesa për Telegrafin.

Kur lumturia mban emrin "Lian", Vesa Luma: Jam e lumtur dhe e përmbushur në çdo aspekt të jetës
Lexo po ashtu Kur lumturia mban emrin "Lian", Vesa Luma: Jam e lumtur dhe e përmbushur në çdo aspekt të jetës

E pyetur se si po i kalon ditët në prishtinë tani që është kthyer për të qëndruar edhe pak kohë, këngëtarja Luma tha se po i shijon në maksimum.

“Ditët po i kaloj për mrekulli, nuk është se kam ndenjur shumë gjatë andej sa të ndjej më fortë mungesën e të dashurve të mi, por tani po e shijoj çdo moment me familje shoqëri e punë”, është shprehur këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/BoDtlVujxs9/

Me të ardhur këtu, ajo i është rikthyer edhe pasionit të saj të vjetër – gazetarisë, duke qenë çdo të shtunë pranë fansave përmes Glam Radio.

“Nuk e kisha besuar që radio do më jepte aq shumë kënaqësi. E sidomos Glam Radio – një nga radiot që për një kohë rekord kapi majat e dëgjueshmërisë. E kam provuar televizionin, e radio ishte eksperiencë e re, po kam “frikë” që do ta dua më shume…”, ka thënë tutje Vesa për këtë eksperiencë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bl7eiUpjh1S/