LAJMI I FUNDIT:

Vesa: Lidhja ime dyvjeçare me vëllain e Arta Dobroshit

Vesa: Lidhja ime dyvjeçare me vëllain e Arta Dobroshit

Këngëtarja, Vesa Luma, rrëfen për herë të parë për historinë e saj të dashurisë me regjisorin Genc Dobroshi dhe për miqësinë e veçantë që ka me motrën e tij, aktoren e njohur, Arta Dobroshi. Në festivalin “Netët e Klipit” në Tiranë, atë nuk e shoqëronte Genci, sepse ky kishte zgjedhur kësaj radhe për të qenë pranë së motrës në Kanë, ku Arta konkurronte përkrah Angelina Jolie. Vesës natyrisht nuk do t’i ngelej qejfi aspak, sepse Arta është mikja e saj më e mirë.

I DASHURI IM BRUN
Është 30 vjeç, brun dhe që asnjëherë nuk ka qenë i martuar. Vesa thekson këtë fakt duke qeshur, për të hedhur poshtë thashethemet që s’e lënë rehat. “Sepse realisht është vetëm i dashuri im. Me Gencin, u njohëm 3 vite më parë, në një studio regjistrimi në RTK për aktivitetet televizive të Vitit të Ri, por në të vërtetë u lidhëm një vit më vonë. Ai më vardisej natyrisht, por dhe unë e ndihmova shumë, që lidhja të bëhej realitet. Tani nuk kemi asnjë plan, thjesht dashurohemi, por e rëndësishme është që ndihemi mirë”. Dikur ai punonte në televizion si regjisor, tashmë drejton një agjenci marketingu në Kosovë dhe
këshillat që i jep Vesës janë: “Qëndro profesioniste dhe e aftë për të fituar”.

GENCI, VËLLAI I ARTËS DHE KUSHËRIRI I SHPAT DEDËS
Ajo i ka miq të dy. “Arta përveç një aktore shumë e mirë, është dhe mikja ime me të cilën ruaj një shoqëri të sinqertë”, tregon Vesa. Dhe natyrisht, të dyja presin këshilla dhe ide nga ai, sidomos për mënyrën se si të marketojnë
veten me profesionalizëm. “Janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, dhe Arta si më e vogël që është, e pyet për gjithçka dhe ia dëgjon fjalën. Ata janë tre fëmijë dhe jam e lumtur që janë familje artistësh. “Këngëtari i ri Shpat Deda, është djali i dajës së tyre dhe kështu së bashku bëhemi një shoqëri e mirë artistësh”,
shprehet Vesa.

VESA NË TIRANË
E shohim shumë shpesh të shkojë në Tiranë. Mesa duket ajo nuk lë aktivitet dhe koncert pa qenë e pranishme. “Ç’është e vërteta jam më shumë atje e pranishme sesa në Prishtinë”. Miqësia që ka krijuar, është e konsoliduar që nga pjesëmarrja në “Ethet e së premtes”.


MES MUZIKËS DHE GAZETARISË
Mes muzikës dhe gazetarisë, vështirë të qëndrojnë këto dy profesione bashkë. Ajo pohon se “është e vërtetë, që vazhdon ta bëjë punën e gazetares në Radio Televizionin e Kosovës. Do të jem prezente në ekran me një emision shou televiziv me të ftuar, që do të transmetohet shumë shpejt në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës.

ARTA DOBROSHI
“Është një shoqe shumë e mirë për mua. Shumë e talentuar dhe femër interesante. Ajo e respekton të dashurin tim dhe dëgjon për çdo gjë.”

SHPAT DEDA
“Është shumë i talentuar, kushëriri i Gencit, ai plotëson spektrin e Dobroshëve
si familje artistësh.”

GENC DOBROSHI
“S’ka qenë asnjëherë i martuar. Dashurohemi, pa bërë plane. Ai më këshillon
të jem profesioniste dhe e aftë për fituar.”/panoramaplus/

Në trend

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Kalo në kategori