Vesa, Landi Roko dhe Ervin Gonxhi sjellin këngën e re “1000 Arsye”
Vesa, Landi Roko dhe Ervin Gonxhi, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“1000 arsye” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Vojsava Alia me muzikë nga Ervin Gonxhi.

Për videon The Director Rexh - Erjon Xhambazi, e cila tashmë ndodhet e plotë në YouTube.
Kënga është ritmike dhe pikërisht për këtë periudhë vere, që besohet se do të pëlqehet nga fansat e publiku.

Vesa dhe Ervini kanë diskutuar që në Big Brother VIP për këtë bashkëpunim, i cili edhe u finalizua.
Shumë prej tyre edhe pas mbarimit po vazhdojnë të ruajnë kontakte të mira me njëri-tjetrin. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






































