Verstappen mbretëron në Çmimin e Madh të Austrisë, Hamilton dhe Vettel mbeten jashtë podiumit
Piloti i Red Bullit, Max Verstappen ka arritur të fitojë garën për Çmimin e Madh të Austrisë.
Gara e Austrisë në Spielberg i ka takuar pilotit të ri të Red Bullit, Verstappen, i cili ka përfunduar i pari pas 71 gjirove.
Verstappen u nis i katërti në këtë garë, por paraqitja e tij ishte mbresëlënëse duke arritur të përfundoj i pari dhe ta lë pas vete Charles Leclerc, i cili u nis i pari.
Në vendin e tretë arriti të përfundojë piloti i Mercedesit, Valteri Bottas, që u nis nga pozita e katërt.
Pozita e katërt dhe e pestë shkoi për dyshen superiore, Sebastian Vettel nga Ferrari dhe Lewis Hamilton të Mercedesit.
Në renditjen e përgjithshme vazhdon të prijë Hamiltoni me 197 pikë, i ndjekur nga Bottas me 166 pikë, teksa edhe tek ekipet prinë Mercedesi. /Telegrafi/






























