Rënia e pandërprerë e shiut, gjatë ditës së sotme, ka bërë që të rritet niveli i ujit në lumin Mirusha, por edhe në përroska.

Sipas të dhënave nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, uji ka depërtuar në shkollën fshatit Burim, ku është dashur të intervenojnë ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit, ndërsa mësimi është ndërprerë në atë shkollë.


mirusha malisheve3

Njoftohet se aktualist, uji ka bllokuar rrugën Malishevë-Duhël dhe rrugën Mirushë-Gurbardh. Tek liqeni në Mirushë, uji ka mbuluar urën dhe si pasojë është bërë e pakalueshme rruga për në fshatin Gurbardh.

mirusha malisheve222

Po ashtu, uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi banimi në qytetin e Malishevës, kryesisht në bodrume.

Gjendja aktuale është nën kontroll, por luten qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë, pasi sasia e ujit në lum dhe përroska, është ende e madhe. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, ekipet emergjente janë në gatishmëri të plotë deri në qetësimin e situatës.