Shumë komuna të Kosovës një muaj më parë u goditën nga vërshimet pas reshjeve të shiut dhe borës, ku si pasojë u shkaktuan shumë dëme në infrastrukturë rrugore, në kulturat bujqësore, banesa dhe shtëpi banimi, mirëpo ende qytetarëve të dëmtuar nuk iu është bërë kompensimi i dëmit.
Në lidhje me këtë, nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi tha për Telegrafin se vlerësimet e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet janë kryer, mirëpo ende nuk kanë një përgjigje nga Qeveria e Kosovës se kur do të bëhet kompensimi i dëmit.
“Vlerësimet i kemi kryer. I kemi dërguar materialet dhe vlerësimet në ministritë përkatëse. Dëmet që janë shkaktuar në bujqësi i kemi dërguar në Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa dëmet që janë kryer në ekonomi familjare e në prona në të cilat ka hyrë uji brenda i kemi dërguar në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Ndërsa të veturave i kemi lënë si pjesë e veçantë, veç kemi dëshmuar që kanë qenë nën ujë, sepse ne nuk mund të bëjmë vlerësimin e veturave s’kemi kapacitet për vlerësimin e tyre. Diku 100 vetura që kanë qenë në ujë dhe i kemi lënë si pjesë shtesë në vlerësimet që i kemi bërë”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, janë rreth 190 shtëpi të banuara të cilat janë vërshuar nga uji dhe rreth 100 vetura të dëmtuara.
“Në pronat familjare, vlerësimi i dëmit që e kemi bërë është 520 mijë euro, ndërsa në bujqësi 103 mijë euro, ndërsa veturat nuk mund t’i vlerësojmë. Shtëpia në të cilat ka hyrë uji janë diku 190 shtëpi të vërshuar, disa të dëmtuara më shume e disa më pak”, tha tutje ai.
Krasniqi tha se në mënyrë të vazhdueshme do të bëjnë presion tek Qeveria që të arrihet kompensimi i këtyre dëmeve.
“Nuk kanë dhënë kohë qeveria se kur do të bëhet kompensimi i dëmit, por ne do të bëjmë presion tek ta”, tha ndër të tjera Krasniqi.
Ekipi i Telegrafit, i pati vizituar nga afër qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës të cilët ishin dëmtuar nga reshjet e shiut dhe borës, për të cilën Komuna kishte deklaruar se ekipet patën dal në terren për vlerësimin e këtyre dëmeve. /Telegrafi/



Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri