LAJMI I FUNDIT:

Versace bënë histori me përfshirjen e modeleve “plus size” në sfilatë

Versace bënë histori me përfshirjen e modeleve “plus size” në sfilatë

Industria e modës është kritikuar prej kohësh për mungesën e lloj-llojshmërisë në pistë.

Ndërsa gjithmonë ka pasur një dialog rreth ndryshimit, një ndryshim i përhershëm ende nuk ka ndodhur, por gjatë shfaqjes së pistës pranverë / verë, Versace në Javën e Modës në Milano, bëri një hap të madh në drejtimin e duhur.

Të premten, shtëpia e modës italiane hyri në histori me shfaqjen e saj të parë ndonjëherë që përfshinë gra të të gjitha madhësive.

Në fillim, u shfaq si zakonisht me super modelet Irina Shayk dhe Joan Smalls, por së shpejti atyre u bashkuan jo vetëm një, por tre modele “plus size” – Jill Kortleve, Alva Claire dhe Precious Lee – në skenë .

View this post on Instagram

✨💙@VERSACE SS21💙✨

A post shared by PRECIOUS LEE (@preciousleexoxo) on Sep 26, 2020 at 3:20pm PDT

Alva dhe Precious u shfaqën me fustane me printime të frymëzuara nga deti, ndërsa Jill – e cila gjithashtu eci në shfaqjen e vjeshtës Fendi të vitit 2020 këtë vit – kishte veshur një bluzë të shkurtër dhe një mini-fund me një prerje të vetme në pjesën e lartë.

Më vonë atë mbrëmje, Kortleve shkoi në Instagram për të reflektuar mbi arritjet e treshes.

“Ky është një moment kaq historik dhe nuk mund ta besoj se ka ndodhur në të vërtetë. Unë akoma po dridhem. Jam kaq shumë krenare për ne @alvaclaire @preciousleexoxo,” shkroi ajo krahas fotove dhe pamjeve video nga pista. “Është kaq e pabesueshme të punoj për markat, për të cilat gjithmonë ëndërroja të punoja. Shpresoj që të hapim dyert për një brez të ri me të njëjtat ëndrra, por që kurrë nuk e panë veten në revista apo reklama”, përfundon modelja. /Telegrafi/