“Veritas” akuzon për plagjiaturë 7 profesorë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës

Shtatë profesorë që aktualisht ligjërojnë disa nga lëndët bartëse në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, e që po ashtu janë në lidhje farefisnore mes tyre, akuzohen nga revista “Veritas” për plagjiaturë të punimeve të tyre shkencore. Sipas kësaj reviste, punimet e tyre i kanë kopjuar nga disa revista shkencore të mjekësisë në shtete të ndryshme të Botës.
Sipas të njëjtës revistë bëhet fjalë për ish rektorin e UT-së Nexhbedin Beadinin, bashkëshorten e tij Sheqibe Beadinin, Albulena Beadinin, Emira Bexhetin, Mirlind Bexhetin, Destan Halidin dhe Ekrem Ismanin.
Përkundër tentimit tonë për të kontaktuar me profesorët e apostrofuar, të njëjtët refuzuan të prononcohen, me arsyetimin se UT-ja ka organet kompetente të cilat do të merren me verifikimin e punimeve.
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Nevzat Elezi thotë se këto punime janë në procedurë e sipër dhe nuk janë të përfunduara, por se të njëjtat do të hulumtohen dhe në rast të konfirmimit të plagjiatit me mbi 30 për qind, të njëjtët do të refuzohen.
“Ndër to tre janë kandidatët e mijë që ende kanë edhe një semestër për të arritur këtu andaj tema e diplomës është në përpunim e sipër dhe para se të dorëzohet në këshillin mësimor shkencor të bëhet punimi shkencorë duhet mentori ta fus në kontroll për plagjiaturë dhe me përqindjen që del nga sistemi duhet këshilli mësimor shkencor të verifikoj është apo nuk është plagjiaturë. Dhe ju premtoj që nëse del diçka që ka ngjashmëri apo plagjiaturë, të njëjtëve do t`iu kthehet punimi shkencor”, tha Nevzat Elezi. dekan i Fakultetit të Mjekësisë në UT.
Publikimi i emrave ka nxitur reagime të shumta duke kërkuar llogari nga UT-ja për avancimet që janë bërë me punime të këtilla. Kryetari i UNSHM-së Blendi Hodai tha se kjo që ndodh në UT është krim akademik.
“Kishte raste që kishin gabuar duke kopjuar, kishte rast profesori që kishte bë gjithë punimin shkencor me google translate dhe kishte gabime të mëdha dhe më qesharake ishte se një profesoreshë që iu ligjëron studentëve në mjekësi e ka marrë punimin shkencor dhe vetëm e ka ndërruar Arabinë Saudite me Maqedonia e Veriut dhe qytetin Riadin me Tetovë, dhe e ka quajtur punimin se është i saj”, pohoi Blendi Hodai, kryetar i UNSHM.
Pos pretendimeve për plagjiaturë, revista “Veritas” në këtë hulumtim, akuzon edhe për nepotizëm në Fakultetin e Mjekësisë në të cilin ligjërojnë më shumë se tre anëtarë të një familje. Alsat tentoi të hulumtojë mbi të dhënat e revistës Veritas, por faqja e saj zyrtare në internet nuk hapet dhe në internet nuk gjen asnjë të dhënë për kryeredaktorin e kësaj reviste Gafar Bajraktari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët