LAJMI I FUNDIT:

Veri, edhe tre persona të infektuar me COVID-19

Veri, edhe tre persona të infektuar me COVID-19

Në veri të Kosovës janë shënuar edhe tre raste të reja me coronavirus, që çon numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 71 persona, ka bërë të ditur Desanka Maksimoviq, epidemiologe, gjatë konferencës për media të shtabit të krizës që u mbajt sot në veri të Mitrovicës.

Sipas saj, bëhet fjalë për dy persona nga veriu i Mitrovicës dhe një person nga Leposaviqi.

“Kemi tre raste të reja të të infektuarve…Nga fillimi dhe deri ditën e djeshme janë testuar mostrat e 584 personave, nga të cilat kemi 72 të infektuar…Nëpër komuna situata është si vijon, Mitrovicë gjithsej 31 persona, një i vdekur dhe katër të shëruar, Zveqan 18, Leposaviq 9, një i vdekur, Zubin Potok 13 dhe Graçanicë një person”, ka thënë Novakoviq.

Ajo shtoi se nuk e dinë saktë numrin e burimeve të infeksionit, por tha se janë disa, ndërsa ka porositur qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, pavarësisht festave ortodokse të cilat janë ditët në vijim.

Në anën tjetër, Aleksandar Spiriq, nënkryetar i komunës së veriut të Mitrovicës, ka bërë të ditur se numri i të infektuarve dëshmon se qytetarët nuk guxojnë të relaksohen së tepërmi dhe të dalin nga shtëpitë e tyre pa nevojë.

Ai potencoi se organet komunale janë të vendosura më shumë se kurrë që të luftojnë për mbrojtjen e shëndetit të secilit qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike.

“Mitrovica numëron gjithsej 31 të infektuar, prej të cilëve dy raste vetëm gjatë ditës së sotme, që është tregues i qartë se nuk guxojmë të relaksohemi tepër, dhe të dalim pa nevojë në qytet…Vendosmëria jonë është që të luftojmë për jetën dhe shëndetin e secilit njeri, pavarësisht përkatësisë fetare dhe moshës”, theksoi Spiriq. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori