LAJMI I FUNDIT:

“Verë” në dimër, Durrësi e Shëngjini mbushen me vizitorë

“Verë” në dimër, Durrësi e Shëngjini mbushen me vizitorë

Moti i mirë dhe temperaturat e ngrohta këtë fundjavë kanë zbrazur kryeqytetin dhe ka mbushur me vizitorë qytetet bregdetare.

Durrësi është mbushur nga qytetarë që kanë zgjedhur që ditët e pushimit ta kalojnë duke shëtitur, pirë kafe apo drekuar buzë detit.


Kjo fundjavë ka qenë zgjedhja ideale edhe për vizitorët nga Kosova apo qytete të tjera që shijuan bregdetin shqiptar.

Vizitorë të ardhur nga Kosova, qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe vendas kanë zgjedhur Shëngjinin për të pushuar nën rrezet e diellit dhe temperaturave të larta të rralla për stinën e dimrit.

Ata shprehen së kushtet e favorshme, bukuritë natyrore e bëjnë Shëngjinit të vizitueshem në çdo stinë të vitit.

“Koha është e mirë edhe Shëngjini poashtu shumë i mirë. Munda ta vërejë se i kanë pastruar të gjitha rrugët”, shprehet për TV Klan vizitori nga Kosova.

“E frekuentojë plazhin me familje çdo fundjavë, kur koha është e mirë”, shprehet banori vendas.

Besnikët e përhershëm, qytetarë nga Kosova nuk munguan as këtë fillim Shkurti në Shëngjin.

Këtë periudhë, pushuesit vlerësojnë maksimalisht bregdetin e Shëngjinit, duke deklaruar se do vijojnë ta frekuentojnë plazhin derisa moti t’i favorizojë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori