Në fshatin Bllagajë të Pejës në oborrin e një shtëpie janë gjetur disa mjetë të pashpërthyera.

Një lexues i Telegrafit ka dërguar disa fotografi ku shihet KFOR-i i cili është duke bërë dëminimin e zonës.


66420462 2286456531462521 7284641803943280640 n

Sipas informatave të këtij lexuesi pronari kishte vendosur të shtronte oborrin e shtëpisë me 'kocka' dhe kishte hasur në municion.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës për t'u kujdesur për sigurinë.

66446251 2347580672145522 1857129539369435136 n

Telegrafi ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, për të marrë informata lidhur me këtë rast.

Ibraj ka thënë se janë janë gjetur disa mjetë shpërthyese dhe se sipas tij nuk i përkasin luftës së fundit.

66620072 454459948667597 7799425911048110080 n

"Janë gjetur disa mjete shpërthyese. Janë nën përkujdesjen e Policisë dhe të KFOR-it, ata janë në vend të ngjarjes, që t'i sigurojnë. Siç mendohet këto mjete shpërthyese nuk janë të kësaj kohe të luftës së fundit, por janë të luftës së dytë botërore. Shpresojmë të mos shpërthejnë ta dëmtojnë dikënd, por masat e sigurisë i ka ndërmarr Policia", ka thënë ai./Telegrafi/