LAJMI I FUNDIT:

I vendosi klauzolë Benatias për mos tu transferuar te pesë klubet e mëdha, FIFA dënon Juventusin

I vendosi klauzolë Benatias për mos tu transferuar te pesë klubet e mëdha, FIFA dënon Juventusin
Medhi Benatia. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Medhi Benatia u largua nga Juventus për tu bashkuar me skuadrën nga Katari, Al Duhail.

Mbrojtësi maroken ka një vit e gjysmë te skuadra Katari për një shumë prej tetë milionë euro.

Kampioni italian ka marrë një dënim pikërisht për këtë transferim të Benatias te Al Duhail.


FIFA ka dënuar Juventusin me një shumë modeste prej 37 mijë e 200 euro.

Shkaku i këtij dënimi është një klauzolë që Zonja e Vjetër i ka vendosur mbrojtësit.

Paris Saint Germain, Roma, Lazio, Milan dhe Inter kanë qenë skuadrat që i ka vendosur Juve në klauzolë te Al Duhail për mos ta shitur Benatian.

Medhi Benatia. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Në rast se skuadra nga Katari do ta kishte shitur tek ndonjëra nga këto skuadra mbrojtësin maroken, atëherë do të duhej t’i paguante Juventusit një dëmshpërblim prej pesë milionë euro.

Por me tu zbuluar kjo marrëveshje e fshehtë nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA, atëherë ka ardhur dënimi për Zonjën e Vjetër.

Këto lloj kushtesh FIFA nuk i toleron dhe kjo ka bërë që të dënohet Juventusi me një shumë modeste prej 37 mijë e 200 eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jim Ratcliffe zbulon emrin e trajnerit të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë tek Man United

Jim Ratcliffe zbulon emrin e trajnerit të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë tek Man United

Premier League
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Premier League
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Premier League
Kalo në kategori