Vendosen tabela informuese tek Liqeni Akumulues, me qëllim informimin e qytetarëve mbi ndikimin e mbeturinave në mjedis
Tashmë janë vendosur disa tabela informuese me titullin “Koha e dekompozimit të mbeturinave” tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë.
Këto tabela informuese kanë qëllim informimin e qytetarëve mbi ndikimin që kanë mbeturinat në mjedis dhe rëndësinë e hedhjes së tyre në vendin e duhur, shkruan Telegrafi.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Mitrovicës, Egzon Sadiku, ka thënë se ky aktivitet është bërë në vazhdën e aksioneve vetëdijesuese dhe ndërgjegjësuese.
Më tej, ai ka njoftuar se aktiviteti në fjalë është realizuar në bashkëpunim me Ambientalistët e Mitrovicës dhe D.P.T Universal.
“Sot, në hapësirat e Liqenit Akumulues, në vazhdën e aksioneve vetëdijesuese dhe ndërgjegjësuese, në bashkëpunim me Ambientalistët e Mitrovicës dhe D.P.T Universal, është vendosur një tabelë informuese me titullin “Koha e Dekompozimit të Mbeturinave”. Kjo tabelë ka për qëllim të informojë qytetarët mbi ndikimin që kanë mbeturinat në mjedis dhe rëndësinë e hedhjes së tyre në vendin e duhur”, ka thënë Sadiku. /Telegrafi/































