LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 16° cloudy

Vendosen disa tabela tek Liqeni Akumulues, kanë qëllim informimin e qytetarëve mbi ndikimin e mbeturinave në mjedis

Vendosen disa tabela tek Liqeni Akumulues, kanë qëllim informimin e qytetarëve mbi ndikimin e mbeturinave në mjedis

Tashmë janë vendosur disa tabela informuese me titullin “Koha e dekompozimit të mbeturinave” tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë.

Këto tabela informuese kanë qëllim informimin e qytetarëve mbi ndikimin që kanë mbeturinat në mjedis dhe rëndësinë e hedhjes së tyre në vendin e duhur, shkruan Telegrafi.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Mitrovicës, Egzon Sadiku, ka thënë se ky aktivitet është bërë në vazhdën e aksioneve vetëdijesuese dhe ndërgjegjësuese.


Më tej, ai ka njoftuar se aktiviteti në fjalë është realizuar në bashkëpunim me Ambientalistët e Mitrovicës dhe D.P.T Universal.

“Sot, në hapësirat e Liqenit Akumulues, në vazhdën e aksioneve vetëdijesuese dhe ndërgjegjësuese, në bashkëpunim me Ambientalistët e Mitrovicës dhe D.P.T Universal, është vendosur një tabelë informuese me titullin ‘Koha e Dekompozimit të Mbeturinave’. Kjo tabelë ka për qëllim të informojë qytetarët mbi ndikimin që kanë mbeturinat në mjedis dhe rëndësinë e hedhjes së tyre në vendin e duhur”, ka thënë Sadiku. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pasi Putini nisi sulmet ‘vrasëse’ në të gjithë Ukrainën

NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pasi Putini nisi sulmet ‘vrasëse’ në të gjithë Ukrainën

Evropa
Përplasje verbale mes ish-nënkryetarit Dardan Sejdiut dhe kryetarit Përparim Rama e stafit të tij

Përplasje verbale mes ish-nënkryetarit Dardan Sejdiut dhe kryetarit Përparim Rama e stafit të tij

Lajme
Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Lajme
Përurohet ura e re në Rogovë të Hasit

Përurohet ura e re në Rogovë të Hasit

Rajoni i Gjakovës
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Trump takon veteranët amerikanë të luftës: Jeni plagosur, e mahnitshme

Trump takon veteranët amerikanë të luftës: Jeni plagosur, e mahnitshme

Botë
Kalo në kategori