LAJMI I FUNDIT:

Vendosen billboardat Veseli-Trump

Vendosen billboardat Veseli-Trump

Partia Demokratikë e Kosovës tashmë ka filluar t’i ndryshojë billboardët nëpër rrugë të ndryshme të Kosovës.

“Ata janë duke i zëvendësuar me fotografi, ku lideri i PDK-së, Kadri Veseli shihet bashkë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Tash e disa ditë PDK-ja ka filluar një fushatë, ku është duke promovuar lidhjet e ngushta ndërmjet Veselit dhe Trumpit.


Duket PDK-ja dëshiron të bëjë kontrastin me rivalët e tij për pozitën kryeministër, të cilët të gjithë kanë pasur pozicione kundërshtuese ndaj SHBA-ve”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, Kadri Veseli dje në Lipjan kishte ndërlidhur luftën e tij kundër korrupsionit me luftën globale të Trumpit kundër korrupsionit.

Në muajt e fundit administrata Trump ka filluar një iniciativë për luftimin e korrupsionit në botë, gjë e cila është reflektuar edhe në Kosovë, ku ambasadori Kossnet në baza ditore shkruan kundër korrupsionit.

Veseli është kandidati i vetëm për kryeministër që ka zhvilluar një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Magazina
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori