Vendosën 182 shezlonë pa leje, procedohet penalisht 70-vjeçarja dhe i riu në Durrës

Edhe këtë të mërkurë, Policia e Durrësit ka njoftuar se po vijon zbatimin e plan-operacionit “Plazhi i lirë”, që synon lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që zhvillojnë subjektet përgjatë sezonit turistik.
Në njoftimin zyrtar thuhet se janë liruar dy hapësira të tjera publike në lagjen nr. 1, Durrës, të cilat ishin zënë në mënyrë të paligjshme ndërsa gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar 182 komplete me çadra dhe shezlongë.
Policia ka proceduar penalisht dy shtetas, 36-vjeçarin N.D. dhe 70-vjeçaren R.H., të dy banues në Durrës ndërsa thotë se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e hapësirave publike në shërbim të pushuesve.
“Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohen 2 hapësira në lagjen nr. 1, Durrës, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen 182 komplete me çadra dhe shezlongë. Procedohen penalisht 2 shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/





















































