Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale mund të konsiderohet i paligjshëm, pasi ajo nuk i ka respektuar ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ligjet e përcaktojnë qartë se kush e propozon pagën minimale.
“Se a janë shkelur ato, është organ tjetër që vendos. Ligjet janë të qarta”, thotë ai.
Bëhet fjalë për Ligjin për Këshillin Ekonomiko-Social, Ligjin e punës dhe Ligjin e pagave.
Sipas këtyre ligjeve, vendimi për rritjen e pagës minimale duhet të bëhet në fund të çdo viti kalendarik me propozim të Këshillit Ekonomiko-Social (KES), ose pasi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës (MFPT) e informon Këshillin për një propozim të ri në Qeverinë e Kosovës.
Këshilli Ekonomiko-Social përbëhet nga pesë përfaqësues të punëtorëve (sindikatave), pesë përfaqësues të punëdhënëseve (odat ekonomike) dhe pesë zyrtarë që caktohen nga Qeveria.
Më 28 gusht, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim ta rrisë pagën minimale në 350 euro për punëtorët e sektorit publik dhe privat të të gjitha moshave.
Vendimi, i cili është marrë vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri për pagën minimale, pritet të fuqizohet më 1 tetor.
Deri më tash, punëtorët me pagë minimale në Kosovë kanë marrë 130 deri në 170 euro në muaj.
Çka thonë palët në Këshillin Ekonomiko-Social?
Atdhe Hykolli, udhëheqës i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë se ky mekanizëm nuk ka bërë ndonjë propozim për pagën minimale.
Sipas tij, as ministri i Financave, para propozimit të vlerës së saj në Qeveri, nuk është konsultuar apo nuk e ka informuar atë. Ngjashëm pohon edhe Rafuna.
“Nëse është shmangur kjo procedurë, vendimi i Qeverisë mund të konsiderohet i paligjshëm, pasi ajo nuk e ka respektuar ligjin që vetë e ka propozuar dhe që Kuvendi e ka miratuar”, thotë Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili, mes tjerash, monitoron zbatimin e ligjeve në vend.
Me gjithë pyetjet e disahershme të REL-it në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve se a është konsultuar me Këshillin Ekonomiko-Social dhe a e ka informuar atë për rritjen e pagës minimale, ky institucion nuk është përgjigjur.
Për Visar Ymerin, drejtor i Institutit për Politika Sociale në Prishtinë “Musine Kokalari”, mënyra se si është marrë vendimi për rritjen e pagës minimale, është “arbitrare”.
Sipas tij, Qeveria po mundohet ta përjashtojë dialogun social.
“Mesa kam parë unë, Qeveria nuk ka kurrfarë shpjegimi përse paga minimale është bërë 350 euro, pse jo 400, 500, 200… Ky arbitraritet i Qeverisë bën dy dëme njëkohësisht. Në njërën anë bën shkelje ligjore, duke i përjashtuar përfaqësuesit e punëtorëve dhe bizneseve nga dialogu social dhe, në anën tjetër, ne nuk dimë se sa është e mjaftueshme kjo pagë”, thotë Ymeri.
Çka thonë ligjet?
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Këshillin Ekonomiko-Social (KES) në vitin 2011 – një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit të punës.
Në bazë të Ligjit të punës, Qeveria e Kosovës, në fund të çdo viti kalendarik, e përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social dhe më pas ajo vendoset nga Qeveria, sipas kritereve të caktuara.
Në Ligjin për Këshillin Ekonomiko-Social thuhet, po ashtu, se Ministria e Financave duhet të shpallë ftesë publike për konkurs për përfaqësimin në këtë mekanizëm për organizatat e të punësuarve dhe punëdhënësve.
Hykolli thotë se ky këshill nuk funksionon që nga viti i kaluar, pasi mandati katërvjeçar i anëtarëve të tij ka skaduar dhe se konstituimin e tij duhet ta bëjë Ministria e Financave.
Kjo e fundit nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it as në lidhje me konstituimin e këtij këshilli.
Ndryshimet në ligj
Vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro është bërë vetëm pesë ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për pagën minimale, në bazë të të cilit vlera e saj ishte 264 euro.
Në atë ligj, që përcakton shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore me të ardhura personale vjetore, thuhet se Qeveria, në fund të çdo viti kalendarik, e përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social.
Por, në ndryshimin që është bërë në ligj, thuhet se “në mungesë të një propozimi të tillë, Ministria për Financa, pas informimit të Këshillit Ekonomiko-Social, mund të parashtrojë një propozim të tillë për Qeverinë e Republikës së Kosovës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe