Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, planifikon të mos marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO në Bruksel javën e ardhshme, thanë dy zyrtarë amerikanë.

Në vend të tij, Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Zëvendës-Sekretari i Shtetit, Christopher Landau.


Nuk është e qartë pse Rubio ka vendosur të mungojë - dhe planet mund të ndryshojnë, shkruan reuters.

Por, kjo mungesë vjen në një moment kur zyrtarë amerikanë dhe ukrainas përpiqen të afrojnë pozicionet për lidhur me planin e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund pushtimit rus në Ukrainë, diçka që ka shqetësuar disa diplomatë evropianë, të cilët thonë se po përjashtohen nga procesi.

Është jashtëzakonisht e rrallë që sekretari amerikan i Shtetit të mungojë në një takim formal të NATO-s - zakonisht mbahen dy raste në vit.

Mungesa e tij vë në pikëpyetje angazhimin e Uashingtonit ndaj sigurisë evropiane dhe forcës së aleancës transatlantike - në një kohë kur besueshmëria e SHBA-së në NATO po vihet në dyshim. /Telegrafi/