E keni rezervuar pushimin e verës, jeni bërë gati të freskoheni në ujin e detit dhe ta ndryshoni ngjyrën e trupit duke qëndruar nën rrezet e diellit – por pastaj ndodh të bie shi, çdo ditë!

Kjo padyshim se nuk është supozuar të ndodh. Ndoshta edhe e keni kontrolluar motin për të shkuar në kohën e përsosur.


Por, siç duket, moti ka pasur plane tjera –dhe tani i keni shpenzuar të gjitha paratë vetëm për t’i lagur flokët – por jo nga uji i detit!

Megjithatë, tani është një vend ku mund të shkoni dhe të mos paguani asgjë nëse bie shi çdo ditë.

2 98

Elba në Itali është duke ofruar një sërë hotelesh, të cilat ju ofrojnë rimbursim të plotë nëse bie shi më gjatë se dy orë në ditë mes orëve 10:00 dhe 20:00.

Pra, nëse ndodh që të bie shi çdo ditë gjatë qëndrimit tuaj, ju do të qëndroni krejtësisht falas aty.

Megjithatë, kjo ofertë është në dispozicion vetëm përgjatë muajit maj – dhe pastaj fillon prapë nga 15 shtatori deri në fund të muajit tetor.

Elba është ishulli i tretë më i madhi në Itali pas Sicilisë dhe Sardinias, ndërkaq është e mbushur me plazhe, vila të lezetshme dhe bukuri tjera.  /Telegrafi/