Çmenduria është se aksioni politik po fshihet, po bëhet i pakapshëm për njerëzit e zakonshëm. Politika sot bëhet në “Facebook”. Jeta online, edhe pse ne e trajtojmë atë si një flluskë, në të cilën marrin pjesë vetëm pak njerëz, njerëz që kanë lidhje vetëm me internetin, është sot sheshi i përballjes. Të vjen për të qeshur sesi e gjithë beteja bëhet në fushën e fjalëve, imazheve, batutave cinike dhe sharjeve të thata diskriminuese. Aksioni politik është i fshehur në dokumentacione shpeshherë të falsifikuara, që në qoftë se kapen, atëherë tregojnë që ka një ngjarje. Një pjesë e mirë që nuk kapen nga syri publik, zbatohen. Dhe me mijëra e miliona para nga taksapaguesit shkojnë nëpër xhepa të caktuar oligarkësh.
Oligarkët, sot, kanë një fytyrë!
Ndërkohë memo, projektligje të dyshimta dhe vendime të Këshillit të Ministrave janë të kontestuara gjithnjë e më shumë… Për fat të keq, pa rezultat.
Ndryshe nga jeta parlamentare e partiake, flluska e jetës online ka të tjera kanone, rregulla. Ka të tjerë yje dhe një tjetër mekanizëm, që të bën të famshëm ose popullor. Fjala vjen, unë kam punuar gjithmonë në televizion, por në flluskën online nuk jam shumë popullor dhe nuk jam shumë i famshëm. Pyetja e rëndësishme dhe jo e lehtë që bëhet në një rast si ky, është kjo: A mund të drejtohet një vend nga “Facebooku” e interneti? Kjo praktikisht është edhe akuza që i bëhet Kryeministrit. Ai sot po merret me atë që quhet “Damage Control” ose “Kontrollimi i dëmit të reagimeve online”, por nuk po e qeveris Shqipërinë.
Ka ardhur momenti për të kuptuar se një status, edhe pse i rëndësishëm, sepse bën të njohur një pikëpamje të cilitdo njeriu, nuk mund të krahasohet me impaktin që ka në jetën e shqiptarëve një nismë e dështuar shtetërore, ose një rast korruptiv i pazbardhur, ose një gjë e fshehur në rrëmujën që pason me shkëmbimet në “Facebook”.
Tani që propaganda e njerëzve të paguar në rrjetet online dhe faqet e gazetave në rrjet janë zbërthyer e vënë seriozisht në dyshim, rreziku që masa e madhe e votuesve të ardhshëm të influencohet nga zhdërvjelltësia dhe ajo që quhet “sexiness”, ose sensi i spektaklit të njerëzve të veshur me pushtet, mund të jetë ende i lartë. Pra, ata të na e hedhin neve.
Shumë keq për jetën e përditshme. Shumë keq për fatet e vendit. Ne po e zëvendësojmë demokracinë dhe kërkesën e llogarisë në institucione me një jetë paralele online, një “matrix”, që e kemi parë edhe te filmi me të njëjtin titull, që na duket më interesante, sepse njeriu i zakonshëm, i cili nuk e bën llogaridhënëse qeverisjen, në jetën online hyn, sipas tij, në dukje më lehtësisht.
Një status është i rëndësishëm, por nuk e bën Shqipërinë. Nuk i kërkon dot llogari të plotë Kryeministrit ose qeverisjes. Demokracia në ekranin e kompjuterit e të celularit, përveç fjalëve, nuk mund të bëjë më shumë.
Përse është bërë e pamundur, që pas një diskreditimi publik, një njeri politik dhe i veshur me pushtet të mund të rezistojë në pushtet? Sepse jeta paralele online e shpëton atë nga kërkesa e plotë e llogarisë. Siç është bashkëqeverisja një shaka e madhe, është kërkesa e llogarisë dhe shkëmbimi i batutave në “Facebook” e “Twitter”, i pamjaftueshëm për të mbajtur në kontroll gabimet dhe fajet e politikës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker