Tri fotografitë që mund të shihni në këtë shkrim, janë të ndërtesës së quajtur Lazaretto, që ka shërbyer si karantine e që gjendet në ujdhesën Manuel të Maltës. Kjo ndërtesë sot është e pabanueshme dhe i është nënshtruar procesit të shkatërrimit.


Në të kanë qëndruar dy personalitete, në rrugën e tyre për në Shqipëri. Këto dy personalitete, të rëndësishme për historinë britanike dhe shqiptare, janë Lord Byron dhe Benjamin Disraeli. Kur Byron erdhi në Maltë në vitin 1809, britanikët e vendosen në këtë ndërtesë që shërbente edhe si spital - për shkak se vendin e kishte sulmuar verdhëza (sarillëku). Pas nëntë ditëve, Byroni u lirua dhe vazhdoi rrugën për në Shqipërinë - vend që i solli famë e që e popullarizoi edhe në Britani të Madhe.

Malta 03

Këtu, në vitin 1830, u mbajt për 30 ditë edhe Benjamin Disraeli, një i ri i cili më vonë do të bëhej kryeministër i Britanisë së Madhe. Kësaj radhe Maltën e kishte sulmuar lia (variola). Disraeli ishte nisur që t'i bashkohej ushtrisë otomane në luftë kundër shqiptarëve. Në Maltë oficerët britanikë ia përforcuan Disraelit ndjenjat otomane edhe më shumë. Oficerët i folën për piratët grekë dhe kryengritësit shqiptarë që po i shkaktonin Perandorisë Otomanë telashe. Otomanët ishin miq të britanikëve dhe i kishin ndarë zonat e interesit - përfshirë Mesdheun dhe Egjeun.

Por, kur Disraeli shkoi në Korfuz, kryengritja shqiptarë kishte përfunduar në dobi të otomanëve. Vizita në Shqipëri e ndryshoi Disraelin - ia ndërroi mendjen. Shqipëria dhe shqiptarët e mahnitën kryeministrin e ardhshëm britanik. Nga ky moment Disraeli filloi t'i shikonte shqiptarët më simpati të cilën e shprehu edhe në Kongresin e Berlinit. /Telegrafi/

Malta 01