Në Këshillin e BE-së është konfirmuar të martën se përfaqësuesit e 28 shteteve anëtare të BE-së kanë rënë dakord për tekstin e deklaratës së përbashkët që do të miratohet në samitin për Ballkanin Perëndimor të enjten në Sofje në Bullgarisë.
Një zyrtarë i lartë i BE-së e ka quajtur këtë si një të arritur të madhe pasi Spanja dhe disa shtete të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e kanë pasur të vështirë të pajtohen me tekstin e kësaj deklarate.
Ato nuk kanë dashur që të jetë Kosova pjesë e negociatave për deklaratë të përbashkët dhe në fund është gjetur formula sipas së cilës Liderët e 28 Shteteve Anëtare e miratojnë deklaratën ndërsa “partnerët nga Ballkani Perëndimor” pajtohen me të.
Për përmbajtjen e kësaj deklarate deri tash është folur më pak sesa për pyetjet që janë hapur rreth insistimit që të sigurohet që Kosova të mos figurojë kurrsesi si nënshkruese e saj.
Samiti i Sofjes, siç u konfirmua nga një zyrtar i lartë i BE-së, nuk do të jetë për zgjerim, por më shumë për temat si lidhshmëria, bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, ndihma për reformat në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zhvillimin shoqëror e ekonomik të rajonit.
Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, nuk pritet të marr pjesë në Samitin me vendeve të Ballkanit Perëndimor, por burimet në BE kanë thënë se edhe Spanja do të jetë e pranishme ndërsa të gjitha 27 shtetet tjera anëtare do të përfaqësohen nga presidentët apo kryeministrat e tyre.
Pikërisht për shkak të Kosovës edhe në dokumente edhe në komunikime të BE-së, vendet anëtare të BE-së përmenden si “shtete anëtare” ndërsa ata nga rajoni si “partnerë”.
Përkundër kësaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëtojë të mërkurën për në Sofje të Bullgarisë.
Presidenti Thaçi do të jetë pjesë e agjendës së paraparë për Samitin e Sofjes që do t’i bëjë bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.
Zyra për informim e Presidencës së Kosovës në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se presidenti do të marrë pjesë në tërë agjendën e paraparë për këtë samit.
“Presidenti udhëton të mërkurën për në Bullgari. Samiti i Sofjes nis zyrtarisht të enjten dhe presidenti do të jetë pjesë e tërë agjendës së planifikuar me liderët e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale me liderë të ndryshëm”, thuhet në përgjigjen e presidencës.
Pas arritjes në Sofje, presidentit Thaçi do t’i organizohet pritje zyrtare nga presidenti bullgar Boyko Borisov.
Zyrtarët Evropian e vlerësojnë këtë samit si jashtëzakonisht të rëndësishëm pasi është i pari që nga Samiti i Selanikut i cili ishte zhvilluar para plot 15 vitesh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit