LAJMI I FUNDIT:

Vende të ndryshme po mbyllin kufijtë për shkak të variantit të ri që u zbulua në Afrikën e Jugut

Vende të ndryshme po mbyllin kufijtë për shkak të variantit të ri që u zbulua në Afrikën e Jugut

Më shumë vende po shtrëngojnë masat kufizuese të udhëtimit pasi një varianti i ri i coronavirusit u identifikua në Afrikën jugore në fillim të kësaj jave.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Mbretëria e Bashkuar dhe Singapori janë ndër ato vende që po nxitojnë për masa më të rrepta karantine ose që ndalojnë fluturimet nga Afrika e Jugut dhe vendet fqinje.

BE-ja po propozon ndalimin e fluturimeve nga rajoni në të gjithë bllokun.


Shkencëtarët kanë ende shumë për të mësuar rreth variantit, por thonë se janë shumë të shqetësuar për këtë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri, derisa shkencëtarët po punojnë në lidhje me shkallën e transmetimit të këtij varianti.

Varianti është shumë i ndryshëm nga të tjerët që janë shfaqur deri më tani. Shkencëtarë kanë thënë se është versioni që pëson më shumti mutacion, që do të thotë se vaksinat, të cilat janë krijuar duke përdorur llojin origjinal nga Wuhan, mund të mos jenë aq efektive.

Variantit të ri ende nuk i është dhënë një emër si Delta ose Beta, dhe tani njihet si B.1.1.529. OBSH pritet ta emërojë atë të premten dhe të njoftojë nëse është një variant shqetësimi apo thjesht një variant interesi.

Ku janë zbuluar rastet deri tani?

OBSH thotë se deri më tani janë raportuar më pak se 100 sekuenca të mostrave. Rastet janë konfirmuar kryesisht në Afrikën e Jugut, por janë zbuluar edhe në Hong Kong, Izrael, Botsvanë dhe Belgjikë.

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid tha të premten se ka “shumë gjasa” të jetë përhapur në vende të tjera.

Shumica e rasteve në Afrikën e Jugut kanë qenë nga provinca e saj më e populluar, Gauteng, kryeqyteti i së cilës është Johannesburg.

Çfarë po bëjnë vende të ndryshme për të ndaluar përhapjen?

OBSH-ja ka dhënë një paralajmërim ndaj vendeve që vendosin me nxitim kufizime udhëtimi, duke thënë se ata duhet të shikojnë një “qasje të bazuar në rrezik dhe në shkencë”,

Megjithatë, një numër në rritje i vendeve, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Holandën, kanë ndaluar përkohësisht fluturimet nga këto vende të Afrikës jugore: Afrikë të Jugut, Bostvanë, Namibi, Zimbabve, Eswatini dhe në Lesotho.

Singapori, Italia, Franca dhe Izraeli janë ndër ato vende që kanë vendosur edhe Mozambikun në listën e tyre të kuqe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Evropa
Kalo në kategori