LAJMI I FUNDIT:

Vëmendja në Gjilan, Drita pret liderin

Vëmendja në Gjilan, Drita pret liderin

Java e 26-të në elitën e futbollit kosovar do të përfundoj ditën e sotme me tri ndeshje tejet interesante.

Lideri aktual i kampionatit, Trepça ’89 është në presion të pikëve, pasi Feronikeli dhe Prishtina iu janë afruar në katër respektivisht pesë pikë.

‘Minatorët’ do të kenë një udhëtim tejet të vështirë pasi do të udhëtojnë drejtë Gjilanit për tu përballur me Dritën e papërshtatshme.


Skuadra bardh e kaltër nga Gjilanin synon pikët maksimale për t’i shtuar gjasat e veta që t’i ikë barazhit.

Ndërkohë tejet interesant pritet të jetë edhe në Ferizaj ku skuadra me po të njëjtin emër pret Drenicën.

Njëherit ky do të jetë një derbi i skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës, pasi një fitore eventuale e vendasve do ta bënte edhe më interesant garën për mbijetesë.

Besa e qetë në Pejë do të jetë nikoqire e Lirisë që ka nevojë të madhe për pikë.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/