100 mijë euro shpërblim është shifra që kanë vendosur organet kompetente në Itali për të kompensuar Anton Melyshin për humbjen e gruas 24-vjeçare, vajzës 4 vjeçe dhe kunatës 19-vjeçare. Ato u vranë barbarisht nga vëllai i Antonit.
Pas 12 vitesh, Komiteti për Solidaritet për Viktimat nga Krimet e Qëllimshme dhe të Dhunshme në Ministrinë e Brendshme dha vendimin për dëmshpërblimin e viktimës që në këtë rast është Antoni.
Por avokatët e shqiptarit thonë se do të ankimojnë vendimin dhe se do të kërkojnë dëmshpërblim edhe për kunatën e vrarë pasi pretendojnë që paratë janë dhënë vetëm për vrasjen e dy të parave.
Antoni, 30 vjeç, është murator. Në Tetor të vitit 2009 ai doli nga shtëpia si normalisht për të punuar në Stradella, një provincë në Pavia. Por kur u kthye në shtëpi gjeti një tmerr të vërtetë.
Vajza Klaudia, gruaja Rina dhe kunata Ornela ishin therur me thikë.
Krimin e tmerrshëm që i kalon edhe kufijtë e imagjinatës e kishte kryer vëllai i tij, 24-vjeçari i quajtur Alfred.
Femrat e shtëpisë e kishin ftuar atë për drekë në shtëpi ndërsa ai kreu një masakër të vërtetë ndaj tyre.
Në fund tentoi që të vriste veten.
Më pas vrasësi u deklarua me probleme mendore dhe për pasojë nuk u dënua për të paguar dëmet që kishte shkaktuar.
Antoni i ishte drejtuar gjykatave të Romës dhe Ministrisë së Drejtësisë për t’u kompensuar me 250 mijë euro për çdo vrasje sipas ligjit në fuqi.
Në fillim kjo kërkesë ishte refuzuar.
Ndërkohë avokati i Antonit thotë se vendimi i këtij gjykatësi duhej të rikthehej.
Madje sipas tij komiteti në fjalë duhej që të kompensonte me nga 60 mijë euro, tre jetët e humbura./TV Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze