Në 'Fan Club' me Enxhi Nasufin diskutohen ngjarjet që ndodhin brenda Big Brother VIP Albania 3.

E në këtë studio sot (e diel) i pranishëm ka qenë edhe vëllai i gazetares Ilnisa Agolli.


Ishte paraparë po ashtu të vinte edhe vëllai i Meriton Mjekiqit, i cili e surprizoi në spektaklin e kaluar në shtëpi.

Screenshot 6 17 Foto: Screenshot/YouTube

Por, duket ta ketë refuzuar për shkak të të ftuarve të tjerë, pasi edhe në shtëpi nuk donte të takonte asnjë tjetër, përveç Meritonit.

Familja e tij duket se nuk janë dakord për raportin e krijuar mes Meritonit dhe Ilnisës.

Ai edhe kur u pyet nga Ledion Liço nuk është se bëri ndonjë deklaratë.

Pritet të shihet se si do të vijojë marrëdhënia e tyre ditëve në vijim. /Telegrafi/