Vëllai godet vëllain me sëpatë, Policia heton rastin në Korçë

Një konflikt mes dy vëllezërve ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Korçë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesë për motive të dobëta, ku njëri prej vëllezërve ka goditur me sëpatë vëllain e tij.
Sipas të dhënave, autori është larguar nga banesa por është kapur pak minuta më pas nga forcat e komisariatit të policisë.
I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore. Ky i fundit ka marrë një plagë në shpatull dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. /tch/
Nga
Telegrafi
55 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































