LAJMI I FUNDIT:

Veliu për rastin e Karaçevës: Do të mblidhet Këshilli i Sigurisë, pastaj do të raportoj në Kuvend

Veliu për rastin e Karaçevës: Do të mblidhet Këshilli i Sigurisë, pastaj do të raportoj në Kuvend
Foto: Arkiv

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se është duke kompletuar informacionet rreth ngjarjes së fundit në Karaçevë dhe pastaj do të raportojë para deputetëve në Komisionin për Siguri apo edhe në seancë.

Veliu këto komente i bëri nga Peja ku ka qëndruar për vizitë në kabinetin e kryetarit, shtabin emergjent dhe stacioni e policisë në këtë komunë.


Ai tha se janë në pritje te mbajtjes së mbledhjes së Këshillit te Sigurisë Kombëtare në të cilën do të diskutojnë këtë çështje.

Ministri i Brendshëm ka theksuar se patrullimet e Policisë së Kosovës të sinkronizuara me KFOR-in në atë zonë do të nisin sapo të koordinohen veprimet me drejtorin e policisë.

Shqetësohen banorët e Karaçevës, xhandarmeria serbe filmohet nga kamerat e sigurisë duke kaluar në parkingun e një restoranti
Lexo po ashtu Shqetësohen banorët e Karaçevës, xhandarmeria serbe filmohet nga kamerat e sigurisë duke kaluar në parkingun e një restoranti

“Unë jam duke e kompletuar informacionin në tërësi se çka ka ndodh në Karaçevë, e kam pas një takim me komandantin e KFOR-it me të cilin e kam diskutuar situatën dhe i kam marrë informacionet e drejtpërdrejta nga ai, jemi në pritje të një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilën do ta diskutojmë situatën e krijuar dhe çka ka ndodh në Karaçevë, dhe pas kompletimit të të gjitha informacioneve unë sigurisht do të raportoj në Komisionin parlamentar por nëse është nevoja edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Veliu.

Veliu ka thënë se komandanti i KFOR-it e ka pranuar kërkesën e tij që Policia e Kosovës të patrullojë e sinkronizuar me KFOR-in në atë zonë, por që ka mbetur të diskutohet për veprim me drejtorin e PK-së.

“Në takim me komandantin e KFOR-it kam kërkuar që patrullimet e njëjta të sinkronizuara dhe të tjera sikurse bëhen me forcat serbe të bëhen edhe me Policinë e Kosovës, komandanti i KFOR-it e ka pranuar me kënaqësi kërkesën time dhe ka mbetur për t’u diskutuar edhe me drejtorin e policisë për detaje të veprimit”, tha ai.

Ndërsa, lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për interpelancë, Veliu ka thënë se nuk e ka ende një ftesë të tillë, raporton KP.

“Nuk kam informacion që kam ftesë për interpelancë ende, e kanë diskutuar mundësinë e interpelancës sepse e kam pas një ftesë nga komisioni parlamentar sikur sot për nesër ndërsa agjenda ime ka qenë e paracaktuar dhe kam pas një takim të rëndësishëm pra me kanë bërë ftesë pa u koordinuar me mua dhe ka qenë e pamundur të jem prezent në komision atë ditë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori