LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Pas skanimit në Polici do të vendosi për hapat që do të ndërmarr

Veliu: Pas skanimit në Polici do të vendosi për hapat që do të ndërmarr

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu gjatë takimit të sotëm me menaxhmentin e Policisë së Kosovës i ka kërkuar atyre që të rishikohen të gjitha ligjet, udhëzimet administrative dhe vendimet e tjera me të cilat rregullohet fushëveprimataria e tyre.

Veliu deklaroi se pasi të bëj një skanim të plotë në ministrinë që drejton, Policinë e Kosovës, si dhe agjencionet e tjera në kuadër të ministrisë, do të vlerësoj se cilat hapa do t’i ndërmerr.


Ai pasi përfundoi vizitën tek Njësitet e Specializuara të Policisë së Kosovës, tha se qëllimi i tij kryesor gjatë këtij mandati është që të lë ministrinë më mirë se e ka gjetur.

“Qëllimi kryesor i imi si ministër i Punëve të Brendshme me të gjitha agjencionet është ta bëjmë një sistem i cili duhet të jetë i besueshëm për qytetarin e Republikës së Kosovës, për partnerët ndërkombëtar, për regjionin, por edhe për gjithë ata që bashkëpunojmë. Qëllimi kryesor i imi është që këtë ministri ta lë më mirë se sa e kam gjetur”, tha ai.

I pyetur se a pritet të ketë fatin e njëjtë ndonjë nga eprorët e Policisë së Kosovës, sikur bordet e tjera publike të shkarkuara nga Qeveria Kurti, Veliu tha se pasi të bëj një lloj skanimi, do të vijë në përfundim se çka ka nevojë të ndërmarrë ai si ministër.

“Do të bëj një vizitë tek të gjitha, do të njoftohem me organogramët e këtyre agjensioneve, me punët, me sfidat. Cilat janë prioritet e tyre, një-dy-tre të zëmë. Cilat janë sfidat e tyre. Do të kërkoj nga ata që të më thonë cilat janë pritjet e tyre nga unë. Pasi që të bëj një lloj skanimi, siç po thuhet të të gjithë ministrisë dhe agjensioneve, atëherë do të vij në një përfundim se çka ka nevojë të ndërmarrë unë si ministër, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të mija si ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, tha ai.

Veliu tregoi detaje edhe nga takimi i sotëm me eprorët e Policisë së Kosovës, ku tha se iu ka kërkuar atyre që të rishikojnë të gjitha ligjet, udhëzimet administrative dhe vendimet me të cilat rregullohet fushëveprimtaria e Policisë.

“Ne diskutuam për përkrahjen konkrete që duhet të i japim policisë përmes rritjes së buxhetit. Kontributit tonë të përbashkët të ministrisë dhe policisë në anëtarësimin e Policisë së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar. Por edhe në hartimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe rishikimi e tyre atje ku ka nevojë. Në rast se eventualisht ka ndonjë mangësi. Unë kërkova nga menaxhmenti që t’i rishikojë të gjitha ligjet me të cilat rregullohet fusha e policisë, gjitha udhëzimet administrative, urdhëresat, vendimet e ndryshme. Në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë për nevojat dhe kërkesat që i ka policia në këtë rast”, tha ai.

Si problem që mund të shmanget, ministri Veliu e përsëriti ndryshimin e emërtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme që tash i është shtuar, Administrata Publike.

Sipas tij, mund të ketë probleme në lëshimin e dokumentacioneve që me ndryshimin e tyre mund të ketë efekt në buxhetin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori