LAJMI I FUNDIT:

Veliu diskuton për liberalizimin e vizave me zëvendësambasadoren e Francës

Veliu diskuton për liberalizimin e vizave me zëvendësambasadoren e Francës

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti sot në takim zëvendësambasadoren e Francës në Kosovë, Carole Blestel-Feffer me të cilën diskutuan për procesin e liberalizimit të vizave.

Në këtë takim me theks të veçantë u bisedua që se di të avancohet më tutje rreth bisedimeve që janë zhvilluar mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron në takimin e Parisit për procesin e Liberalizimit të Vizave.

Po ashtu janë diskutuar propozime dhe modalitete për mënyrën se si do të vazhdohet të dialogohet më tutje mes dy vendeve dhe për formatet e delegacioneve, me qëllim që të ketë avancim të mëtejmë të këtij procesi jetik për qytetarët e Kosovës.


“Të dy palët vlerësuan se ky proces është shumë i nevojshëm që të vazhdohet me një dinamizëm të shtuar dhe për këtë Veliu premtoi se Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave që dalin nga ky proces”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim u diskutua edhe për menaxhimin e situatës me COVID 19 dhe për angazhimin e të dy vendeve në luftimin e këtij virusi që ka përfshitë të gjithë botën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori