LAJMI I FUNDIT:

Veliçkovski: Bota serbe ka ndikim të fortë në Maqedoninë e Veriut

Veliçkovski: Bota serbe ka ndikim të fortë në Maqedoninë e Veriut

Ivon Veliçkovski thotë se bota serbe ka ndikim të fortë në Maqedoninë e Veriut dhe shpjegoi se në çfarë i mbështet mendimet e tij.

“Organet shtetërore dhe partitë politike shmangin krijimin e politikave në interes të qytetarëve të Maqedonisë, si dhe të pjesëtarëve të të gjitha grupeve etnike, por edhe atyre që janë pjesëtarë të njerëzve që nuk janë të shënuar në Kushtetutë. Interesat e Maqedonisë së Veriut po sabotohen nga elitat politike të maqedonasve dhe nga elitat politike të udhëhequra kryesisht nga LSDM dhe OBRM-PDUKM.

Historianët e afërt me Vuçiqin duan të vazhdojnë tezat mbi jugosllavizmin, në kuadrin e një sistemi federal. Secili nga kombet që doli nga RSFJ ka mundësinë që të ndërtojë politikat e tyre bazuar në interesat e veta. Por politika serbe ka nevojë për ndërhyrjen e vazhdueshme të atij Beogradi jugosllav dhe dëshiron të ruajë ndikimin politik, ekonomik dhe të sigurisë në disa vende, duke përfshirë Maqedoninë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën,” tha Veliçkovski në “DailyClick”.


Ai foli edhe për skandalin e fjalimit të Millorad Dodikut ku tha se ngjarja ka treguar se ka unitet partiak mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së.

“Fjalimi i Dodikut demonstroi unitetin partiak mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së. Asgjë tjetër nuk mund të pritej nga Dodik, ashtu siç nuk mund të pritej asgjë tjetër nga Portfirij, nga qeveria e OBRM-PDUKM, nga organizatori Ivan Stoiljkoviç, dhe asgjë tjetër nga politikanët maqedonas të ulur në atë sallë dhe kur u dërgohen mesazhe. Praktika e zgjerimit të funksionimit normal të botës serbe është krijuar, prandaj këtu u soll Dodik. Gjatë festës së Shën Savës u demonstrua se kush e ka skenën politike dhe kush i kontrollon marrëdhëniet e KOM-it në Shkup”, tha Veliçkovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Kalo në kategori