Fondi i Abu Dhabit do vijojë të mbështesë Bashkinë e Tiranës për të çuar deri në fund projektin e Bulevardit të Ri për dy segmentet e mbetura dhe rivitalizimin e një sheshi monumental në fund të tij.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim drejtorin e operacioneve në botë të Fondit të Abu Dhabit për Zhvillim, Adel Al Husan, me të cilin bisedoi për përfundimin e projektit të Bulevardit të Ri, si dhe mbi mundësinë e vijimit të bashkëpunimit edhe për projekte të tjera.
Ai i shprehu mirënjohjen përfaqësuesit të lartë të Abu Dhabit për financimin e Bulevardit të Ri dhe Lumit Tirana, si dy projekte që kanë transformuar jetën e një komuniteti të madh banorësh, të cilët deri dje vuanin pasojat e informalitetit dhe përmbytjeve.
“Kemi pasur një eksperiencë të shkëlqyer me zbatimin e projektit të Bulevardit të Ri, në këto dy vite kemi ecur me ritme të jashtëzakonshme. Sot po i afrohemi fundit, ndërkohë kemi përfunduar totalisht sistemimin e Lumit të Tiranës, çka shpëtoi nga përmbytjet njësitë 4, 8, 9 dhe 11. Pra, fillon nga ura e kthesës së Kamzës deri te Kafja e Rremës, një mënyrë për të shpëtuar një komunitet të tërë, i cili më parë vuante të gjithë pasojat e përmbytjeve. Sot përmbytjet janë një përrallë nga e kaluara”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku theksoi faktin se projekti i rehabilitimit të Lumit Tirana nuk përfshin vetëm sistemimin e familjeve që jetonin në shtëpi të ndërtuara në shtratin e lumit, si dhe ndërtimin e skarpateve mbrojtëse, por edhe krijimin e hapësirave shlodhëse dhe argëtuese për banorët e zonës.
“Sot kemi bërë disa parqe anës lumit dhe nga një zonë e degjeneruar me konotacion negativ, Bregu i Lumit krejt papritur po rihyn në fjalorin tonë si një zonë me vlerë, ku po investojmë në arsim, me qendrat sociale, me shkollat e reja. Besoj se duke filluar nga riparimi i lumit kthehu faqen e gjithë zona e Bregut të Lumit”, shtoi ai.
Kryebashkiaku Veliaj saktësoi se me drejtorin e Fondit të Abu Dhabit është rënë dakord që të vijojë financimi i projektit të Bulevardit të Ri edhe për dy segmentet e tjera të mbetura. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri