Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin

Mesfushori Veldin Hoxha ka dhuruar një asistim të bukur për Rubin Kazanin ndaj Pari NN.
Ylli nga Kosova asistoi te goli i parë, duke gjetur për mrekulli Bezrukov, i cili më pas e finalizoi me një goditje të bukur.
Hoxha arriti ta gjejë Bezrukov mes dy lojtarëve, të cilët mbeten plotësisht të shtangur, për t’ia lërë hapësirën këtij të fundit që ta dërgoi në kënd të portës.
🇽🇰🇷🇺 Veldin Hodza with a nice assist to Bezrukov who gives Rubin Kazan the lead! pic.twitter.com/rYa14QT3aE
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) May 17, 2026
Rubin Kazan megjithatë nuk arriti ta ruajë këtë epërsi të dyfishtë, ndërsa barazoi 2-2 me Pari NN. Përndryshe, kjo ishte ndeshja e fundit për skuadrat ruse për këtë sezon.
Mbetet të shihet nëse Hoxha do të vazhdojë qëndrimin në Rusi, apo do të rikthehet në Evropë, ku pëlqehet nga disa skuadra./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
1 hour ago















































