LAJMI I FUNDIT:

Veglat për thyerjen e WPS-së

Veglat për thyerjen e WPS-së

Pasi që kohë më parë tërhoqën vëmendjen për ekzistencën e një lëshimi të rrezikshëm të sigurisë në protokollin Wi-Fi Protected Set-up (WPS), shkencëtarët kanë publikuar edhe veglat përkatëse të cilat mundësojnë keqpërdorimin e këtij lëshimi.

Stefan Viehbock, i cili i pari paraqiti lëshimin pranë U.S. Computer Emergency Readiness Team (CERT), publikoi veglën për të cilën pohon se mund të thyej mbrojtjen e rrjetës WiFi për dy orë. Veglën e dytë e publikoi Craig Heffner nga kompania Tactical Network Solutions, i cili në mënyrë të pavarur punonte në zbulimin e lëshimit të cilin së pari e kishte paraqitur Viehbock. Vegla e Heffnerite quajtur Reaver mundëson thyerjen e mbrojtjes për 10 orë, ndërsa mund të gjendet në Google Code.

Viehbock dhe Heffner theksojnë se kanë paraqitur veglat për thyerjen e mbrojtjes për të tërhequr vëmendjen për këtë lëshim.

Për momentin nuk ekziston arna përkatëse, kështu që shfrytëzuesit këshillohen që të paaftësojnë WPS-në në ruterët e tyre. /Telegrafi/