Kanë mbetur edhe pak minuta deri në nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova.

Nata finale e këtij ‘reality show’ po afron dhe tashmë kanë mbetur pesë finalistë.


Stresi, Vedat Bajrami, Xhuli Nura, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu - janë finalistët e edicionit të parë që garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Screenshot 4 32 Foto: Screenshot/YouTube

Vedati së fundmi në një bisedë me Artanin në kuzhinë tha se Kosova sot prezantohet me një super Big Brother.

“Kosova nënë, Kosova jonë e dashur sot prezantohet me një super Big Brother. Ne jemi pasqyra e Kosovës dhe do të fitojë ai më i miri, që ia do zemra e shpirti”, theksoi Bajrami.

Screenshot 5 25 Foto: Screenshot/YouTube

Në natën e sotme finale do të ketë befasi të shumta, e po ashtu do të mësohet edhe kush është fituesi i këtij edicioni. /Telegrafi/