Lajmin e ka kumtuar Instituti i vendeve të shteteve të pavarura në Moskë, njoftojnë mediet serbe.

“Mbrëmë, pas një sëmundje të gjatë e të rëndë në Beograd ka vdekur Borislav Milosevic”, thotë kumtesa e Institutit, transmeton “Koha”.


Milosevic para disa muajsh në gjendje kritike nga Mali i Zi ishte transferuar në Beograd në Institutin për sëmundje kardiovaskulare “Dedinje”.

Është e njohur mbështetja që i bëri ai të vëllait gjatë muajve që forcat e NATO-s bombardonin caqet strategjike të Jugosllavisë së atëhershme, e edhe pas luftës – familjes së Milosevicit.

Mediet më parë kishin spekuluar se Borislav Milosevic kishte pasur lidhje biznesi me zëvendëskryeministrin aktual të Kosovës, Behgjet Pacolli, në Moskë. /Telegrafi/