LAJMI I FUNDIT:

Vdes Dr. Hajrullah Gorani

Vdes Dr. Hajrullah Gorani

Ka vdekur Dr. Hajrullah Gorani, i cili njihet si kryetar i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BPSK), të themeluara në vitin 1990.

“Sot pasdite ndërroi jetë babai im, Hajrullah Gorani. Vdiq në qetësi, i rrethuar me familjen dhe më të dashurit e tij, në moshën 89-vjeçare”, ka njoftuar djali i tij, Dukagjin Gorani.

Gorani ishte ekonomist, profesor universiteti dhe autor librash shkencorë.


Gorani ka qenë kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, një nga organizimet e para sindikale në Kosovë në fund të vitit 1989 dhe në fillim të vitit 1990. Ai mbahet mend edhe si udhëheqës i grevës së madhe të punëtorëve kosovarë, që u mbajt më 3 shtator 1990.

Grevë kjo në të cilën punëtorët dhe populli kosovarë dolën kundër masave të dhunshme që po impononte Serbia në Kosovë. /Telegrafi/