Vdes ylli i filmit "Blade Runner", Rutger Hauer

Aktori holandez, Rutger Hauer, i cili ishte i njohur për rolin e tij si Roy Batty në filmin "Blade Runner", ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
Ai vdiç të premten pas një sëmundjeje të shkurtër, ndërsa lajmi u bë i ditur nga ueb-faqja e tij në rrjetet sociale.
Hauer u paraqit në filma klasikë holandezë, sikurse edhe në një varg filmash të kategorisë B, ku kryesisht është paraqitur në role negative.
"Nuk jam shumë i mirë në gjykimin e skenarëve filmikë”, kishte thënë ai më 1994, duke shtuar se sa më pak buxhet që kishte filmi, aq më shumë ata ishin të gatshëm të paguanin atë, shkruan "Reuters".
I lindur më 1944 në Breukelen, Hauer shërbeu për një kohë të shkurtë në ushtri si mjek para se të përfundonte trajnimin për aktor. Pasi kishte kompletuar disa filma për Verhoevenin, Hauer rrëmbeu vëmendje në Hollywood me rolin e tij prej një terroristi brutal në filmin e vitit 1981 "Nighthawks" me Sylvester Stallonen.
Gjithashtu, ai ishte i martuar dy herë, me Heidi Merz dhe me Ineke ten Cate. /Telegrafi/













































