Vdes një person në Rahovec, u dërgua fillimisht në emergjencë e pastaj në spitalin e Gjakovës

Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë pas dërgimit në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec.
Sipas raportimeve, viktima është dërguar fillimisht në QKMF nga familjarët dhe më pas është transferuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Mjeku kujdestar në repartin e emergjencës ka konfirmuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit.
Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































